Rimeçi mes Joshuas dhe Ruizit ja kur do te ndodh

Rimeçi mes Anthony Joshua dhe Andy Ruiz Jr duket se do të zhvillohet në New York në nëntor apo në Cardiff në dhjetor.

Joshua i humbi titujt e botës IBF, WBA dhe WBO pasi u rrah keq nga Ruizi më 1 qershor në New York dhe tani e ka aktivizuar klauzolën në marrëveshjen me boksierin amerikan me prejardhje meksikane, e cila i jep atij të drejtën për rimeç, transmeton Gazeta Express.

Tani, datat e rimeçit janë përcaktuar dhe ai do të ndodhë ose më 29 nëntor në Madison Square Garen në New York ose më 14 dhjetor në Stadiumin e Cardiffit.

Raportohet se edhe dy vende, emrat e të cilave nuk janë bërë të ditur, kanë bërë oferta për të qenë nikoqire të rimeçit. /Gazeta Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *