E mbani mend bebin-diell tek “Teletubbies”? Ja si duket ajo pas 21 vitesh

Seriali Teletubbies ka qenë një nga serialët më të dashur për fëmijë para shumë vitesh dhe me siguri të gjithë i kujtoni personazhet e tij, të cilët rrëmbyen menjëherë zemrat e fëmijëve , Tinky Winkyn, Dipsyn, Laa Laan dhe Po.

Një tjetër personazh shumë i dashur në këtë serial ishte ai i bebes-diell, që të bënte për vete me qeshjen e veçantë.

Personazhi i bebes është një vajzë britanike, e cila e ka zbuluar shumë vonë këtë fakt për publikun.

Teksa të gjithë aludonin se kush ishte bebi-diell, 22-vjeçarja Jessica Grace Smith i tregoi miqve të saj gjatë një loje se në të vërtetë ka qenë ajo bebja e ëmbël, ndërsa ata e inkurajuan ta tregojë këtë gjë publikisht.

Jessica u përzgjodh nga prodhuesi i Teletubbies, i cili kishte shkuar në spital për të kërkuar një buzëqeshje të ëmbël foshnje kur u përball me bukuroshen britanike.

22-vjeçarja, atëherë vetëm një foshnje, ishte në spital për t’u peshuar, por u përzgjodh për buzëqeshjen e ëmbël. Ajo u vendos para disa pasqyrës dhe kamerës dhe u bë një personazh shumë i dashur me buzëqeshjen që i dhuroi babait.

Jess Smith tha se:

Unë jam bebi-diell nga Teletubbies. Ka pasur shumë vajza që kanë pretenduar të jenë bebidiell, por vetëm unë e di historinë e vërtet. Unë jam njeri shumë i lumtur dhe gazmor”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *