Messi dhe Argjentina kërkojnë shfuqizimin e kartonit të kuq, por ekziston frika për suspendim dyvjeçar

Lionel Messi dhe Federata Argjentinase e Futbollit kanë kërkuar që t’i hiqet kartoni i kuq kundërthënës nga Copa America, mirëpo ekziston frika se ai mund të dënohet shumë më gjatë në lidhje me deklaratat e tij për korrupsion në turneun jugamerikan.

Superylli i futbollit u përjashtuar nga loja pas një përplasjeje me Gary Medel (i cili po ashtu u përjashtua) në ndeshjen kundër Kilit në gjysmëfinale, ku edhe u eliminua përfaqësuesja e tij.

Më pas, Brazili fitoi në finale, teksa në deklaratat e tij, ikona e Barcelonës theksoi se gjithçka ishte rregulluar që Selecao ta fitonte turneun.

Tash gazeta argjentinas, La Nacion, njofton se Messi ka nënshkruar një letër nga federata e vendit të tij duke kërkuar nga COMMEBOL që t’ia konvertojë kartonin e kuq (të parin që nga viti 2005) në të verdhë.

Nëse kartoni i kuq qëndron, atëherë Argjentina kërkon suspendim vetëm për një ndeshje, që do të thoshte se 32-vjeçari do të mungonte vetëm në miqësore kundër Kilit që zhvillohet më 3 shtator në Los Angeles.

Mirëpo, gazeta spanjolle AS raporton se Messi mund të suspendohet nga futbolli ndërkombëtar (me kombëtaren) deri në dy vite për shkak të ofendimit të Federatës së Futbollit Jugamerikan.

Federata e Argjentinës është ankuar për parregullsi, mirëpo shpresa kryesore e tyre është që t’i mundësohet yllit kryesor që të luajë në kualifikimet për Kampionatin Botëror të vitit 2022 që fillojnë në muajin mars. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *