5 arsye pse jeni gjithmonë të uritur

A ndjeheni gjithashtu i uritur edhe pasi keni konsumuar një darkë të shijshme dhe ushqyese? Epo, mos u bëni merak pasi nuk jeni i vetmi që keni gjithmonë uri.Ka shumë arsye që ju bëjnë të ndiheni të uritur si një nivel i lartë stresi, tiroide etj. Në galerinë e mësipërme jepen 5 arsyet pse ndiheni gjithmonë të uritur.

1. Nuk konsumoni mëngjesin e duhur. Mëngjesi është pjesa shumë e rëndësishme e ditës, prandaj rekomandohet të konsumoni një vakt të plotë dhe me vlera ushqyese për mëngjes.

2. Mungesa e gjumit është një nga arsyet kryesore pse ju jeni gjithmonë i uritur. Gjumi ka një ndikim të madh në oreksin tuaj, pasi hormonet e oreksit dhe ngopjes preken kur një person nuk flen mjaftueshëm.

3. Nuk merrni vlerat e duhura ushqyese gjatë ditës. Rënia e niveleve të glukozës në gjak shton urinë. Prandaj duhet të konsumoni ushqime me kalori, proteina e yndyra të shëndetshme për të mbajtur trupin të furnizuar për një kohë të gjatë.

4. Nuk pini ujë të mjaftueshëm. Dehidrimi shpesh merr formën e urisë pasi pjesa hypothalamus e trurit, që është përgjegjëse për urinë, dërgon sinjale të përziera që ngatërrohen me urinë.

5. Stresi. Kur jeni në stres, trupi juaj prodhon hormone si kortizol dhe adrenalin duke rezultuar në uri dhe shtim oreksi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *