Ende nuk keni filluar me përgatitjen e “trupit të verës” ; Dy mënyra si ta përdorni kanellën për të humbur peshë

Studimet kanë treguar se duke përfshirë vetëm një lugë kanelle në dietën tuaj të përditshme mund t’ju ndihmojë të humbni peshë. Pse? Kjo erëz me aromë të këndshme frenon oreksin, ul nivelet e kolesterolit, rregullon nivelet e sheqerit në gja.k, përshpejton metabolizmin tuaj dhe redukton yndyrën e barkut.

Yndyra e barkut është në fakt tipi më i rr.ezikshëm i yndyrës, sepse rrethon disa nga organet më vitale. Po, ju gjithashtu duhet të ushtroni dhe të mbani një dietë të shëndetshme, sepse e gjithë kanella e botës nuk do t’ju ndihmonte të humbni peshën, nëse vazhdoni të hani keq dhe të mos ushtroheni.

Kanella mund të ndihmojë në ngadalësimin e procesit të lëvizjes së ushqimit në stomakun tuaj. Kjo është një gjë pozitive për njerëzit që planifikojnë të humbin peshë, sepse ky aktivitet do t’ju ndihmojë të ndiheni të plotë për një kohë shumë më të gjatë Gjithashtu, shija e ëmbël të kanellës mund të ndihmojë në uljen e dëshirës suaj për të ëmbla.

Si ta përdorni kanelln për humbje peshe:

Çaj me kanellë dhe mjaltë

Përbërësit:

1 lugë gjelle lëng limoni

1 filxhan me ujë

1 lugë çaji mjaltë

½ lugë çaji kanellë pluhur

Përgatija:

1. Zieni një filxhan me ujë

2. Shto pluhurin e kanellës

3. Valojeni derisa sasia e ujit të reduktohet në gjysmë

4. Hidheni në një filxhan.

5. Shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin

Përfitimet:

1. Limoni është një burim i vitaminës C, që ndihmon në rritjen e sistemit imunitar.

2. Mjalti është një antioksidant natyral që ka vetitë anti-mikrobike.

UJË DETOX ME KANELLË

4-5 feta të trasha lime

1 filxhan me ujë

2.5 cm shkop kanelle

Gjethe menteje

Përgatitja:

1. Në një gotë me ujë, zhysni copën e kanellës dhe lëreni gjatë natës

2. Transferoni ujin në një kavanoz qelqi në mëngjes duke shtuar gjethet e nenexhikut dhe copat e lime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *