Home / Lajme / Stephen Hawking dha frymën e tij të fundit sot – por a besonte gjeniu në Zot?

Stephen Hawking dha frymën e tij të fundit sot – por a besonte gjeniu në Zot?

Gjeniu dha frymën e tij të fundit sot. Bëhet fjalë për Stephen Hawking, intelektualin e madh, i cili përveç çështjeve shkencore, kishte pikëpamje të forta edhe mbi Perëndinë.

Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, gjithmonë është interesante të dimë se si një mendje inteligjente e një kërkuesi shkencor ka folur rreth një çështje e cila mbetet si “çështje e diskutimeve” ndër shekuj.

Bëhet fjalë për fizikantin dhe kozmologun e njohur në botë, i cili ka marrë shumë nderime për punën e tij në fushën e kozmologjisë, fizikës kuantike, vrimave të zeza dhe natyrës së kohës hapësinore.

Pra, kur Stephen Hawking tha se Perëndia nuk ekzistonte dhe shtoi: “Unë jam ateist”, lajmi mori dhenë.

“Ne jemi vetëm një racë e përparuar e majmunëve në një planet të vogël të një ylli të mesëm. Por ne mund ta kuptojmë Universin. Kjo na bën diçka shumë të veçantë”.

“Ekziston një dallim themelor midis fesë, e cila bazohet në autoritetin – dhe shkencën, e cila bazohet në vëzhgimin dhe arsyen. Shkenca do të fitojë sepse funksionon”.

“Ne jemi secili i lirë të besojmë atë që duam, dhe mendoj që shpjegimi më i thjeshtë është: nuk ka Zot. Askush nuk e krijoi universin tonë, dhe askush nuk e drejton fatin tonë”.

Por, siç kanë shkruar edhe më herët mediat e huaja, përcjell Telegrafi, edhe pse fjalimet dhe studimet e tij priren drejt një sistemi të qeverisur nga ligjet e natyrës, Hawking ka përdorur edhe disa teori të cilat kanë lënë njerëzit të “hutuar”.

Ai ka befasuar komunitetin shkencor gjatë vitit 2016, kur njoftoi gjatë një fjalimi në Universitetin e Kembrixhit se ai besonte se pas krijimit të universit ishte një formë e inteligjencës.

Duke e prezantuar veten para studentëve në Universitetin e Kembrixhit, shkencëtari me famë botërore deklaroi se vitet e tij të hulumtimit mbi krijimin e kozmosit e kanë udhëhequr atë për të veçuar një faktor të çuditshëm shkencor, për të cilin ai thotë se është në shumë mënyra në kundërshtim me ligjet universale të fizikës.

Ky fenomen i çuditshëm të cilin ai e kishte quajtur “faktori Perëndia”, ka qenë në origjinën e procesit të krijimit dhe duhet të ketë luajtur një rol të madh në përcaktimin e formës aktuale të Universit.

Kozmologu britanik Stephen William Hawking lindi në Angli më 8 janar 1942 – 300 vjet nga vdekja e astronomit Galileo Galilei.

Ai ndoqi Universitetin e Oxford, ku ai studioi fizikën, pavarësisht nga thirrja e babait të tij për t’u përqendruar në mjekësi.

Hawking vazhdoi në Kembrixh për të studiuar kozmologjinë, studimin e universit në tërësi.

Në fillim të vitit 1963, shumë afër ditëlindjes së tij të 21, Hawking u diagnostikua me sëmundjen e njohur si sëmundja e Lou Gehrig ose skleroza laterale amyotrophic (ALS).

Ai nuk pritej të jetonte më shumë se dy vjet dhe plotësimi i doktoraturës së tij nuk duket e mundshme.
Megjithatë, Hawking sfidoi këto gjëra, jo vetëm duke arritur Ph.D. por edhe krijimin e rrugëve të reja në kuptimin e universit në dekadat që prej asaj kohe.

Dhe derisa sëmundja përhapej, Hawking u bë më pak i lëvizshëm dhe filloi të përdorte një karrocë.

Sëmundja u bë më sfiduese dhe, në vitin 1985, një trakeotomi e jashtëzakonshme shkaktoi humbjen e plotë të të folurit.

Një pajisje gjeneruese e fjalës e ndërtuar në Kembrixh, e kombinuar me një program softuer, ka shërbyer deri sot si zëri i tij elektronik, duke i lejuar Hawkingit të zgjedhë fjalët e tij duke lëvizur muskujt në faqen e tij.

Pak para diagnozës së tij, Hawking takoi Jane Wilde dhe të dy u martuan në vitin 1965. Çifti kishte tre fëmijë para se të ndahej. Hawking u martua përsëri në vitin 1995, por u divorcua në vitin 2006. /Telegrafi/

About admin

Check Also

Modric dëshiron të ketë shqiptar në Real Madrid

Sipas informatave nga portali Caught Offside, Luka Modric i ka rekomanduar klubit nënshkrimin me futbollistin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *