Kujdes! Këto gjëra mos i blini kurrë të përdorura

Dyqanet me rroba të përdorura ndonjëherë janë një mundësi shumë e mirë për të gjetur veshje të cilat kushtojnë vërtetë pak. Nëse jeni me fat mundësia mund të egzistojë të merrni për shumë lirë diçka të cilën buxheti nuk jua lejon ta blini diku tjetër. Deri këtu kjo duket si një politikë shumë e zgjuar nga e cila keni dalë me goxha fitim, por a e dini se çfarë dëmi mund t’i keni shkaktuar vetes dhe shëndetit në këtë rast?

Me siguri ju do të shpreheshit se dërgimi në pastrim kimik i atyre që bletë është zgjidhja, ama duhet të dini se situata është pak më e koklavitur se kaq. Ndaj kur vendosni të shkoni për pazar në një vend me rroba të përdorura, mos blini kurrë një ndër këto artikuj:

1. Aksesorët për bebe

Asnjëherë mos blini aksesorët për bebe në një dyqan me artikuj të përdorur, pasi kurrë nuk këni për të ditur se kush ka qëndruar para fëmijës tuaj në karrocën që ju sapo bletë. Fëmijët kanë tendencën për t’i bërë pis dhe pët t’i dëmtuar këto aksesorë, dhe shpeshherë ky dëmtim mund të mos jetë i dukshëm.

2. Helmetat dhe kapelet

Helmetat e sigurisë blihen sipas përmasave të secilit. Të blini një helmetë e cila dikur ka qenë e dikujt tjetër nuk është një zgjedhje me vend, për të mos përmendur faktin që në kapele dhe helmeta mund të mblidhen baktere të shumta.

3. Lodra pellushi

Mbase ju mendoni se po t’i blini në një dyqan të dorës së dytë dhe ti lani këto lloj lodrash ja keni hedhur. Në fakt nuk është aspak ashtu, pasi me larjen këtyre lodrave të mbushura është e pa mundur t’i zhduken mikrobet.

4. Të brendshme

Në fakt as të brendshmet, sigurisht pasi ju nuk do të mund ta dini kurrë se çfarë higjene intime ka patur ish-pronari i tyre. Këtu përfshihen edhe rrobabanjot sigurisht, kujdesuni që çdo produkt i tillë që vendosni të blini të jetë i pajisur me shiritin e higjenës në zonën intime.

5. Ndërresat e krevatit

Mbase ju mendoni se larja me ujë të ngrohtë dhe solucion arrin t’i pastrojë këto ndërresa, por kjo nuk ndodh gjithmonë. Perpara se të vendosni të blini ndërresa për krevatin tuaj në një dyqan me rroba të përdorura, shikoni më mirë uljet në një dyqan me rroba të reja.

5. Mobilje

Ju kurrë nuk do ta dini se në shtëpinë e kujt kanë qenë më parë këto moblilje. Mbase ato mund të duken të pastra nga jashtë, por na duhet t’ju themi se as mikrobet nuk dallohen me sy të lirë. Nëse vendosni të merrni mobilje të përdorura, përpiquni që t’ja blini ato një njeriu të cilin e njihni.

/Burimi Anabel/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *