Home / Lajme / Gruaja lind trinjakë, mjekët habitën kur shohin fytyrat e foshnjave

Gruaja lind trinjakë, mjekët habitën kur shohin fytyrat e foshnjave

Gjithçka filloi kur ajo nisi të kishte shenjat e para të shtatzënisë. Becky Joe, nëna e një vajze të ëmbël me emrin Indiana kishte dhimbje barku dhe vazhdimisht villte.

Dhe duke marrë parasysh faktin se një herë kishte mbetur shtatzënë, dyshonte se shkak i dhimbjeve ishte një foshnje në bark. Megjithatë, nuk kishte idenë se çfarë surprize po i bënte trupi i saj.

“Fillova të ndjej dhimbje dhe vazhdimisht villja. Kështu vendosa t’i nënshtrohem testit, ku edhe zbulova që në bark kisha trinjakë. Ishte shok për mua, pasi në familjen time askush nuk ka pasur trinjakë”, ka deklaruar Becky.

Pas javës së 31-të të shtatzënisë, ajo u dërgua në spital pasi i kishte ardhur koha të sjellë në jetë fëmijët. Por gjërat nuk shkuan gjithçka sipas planit kur në jetë erdhën Roko, Roman dhe Rohan, pasi e kishin peshën shumë të vogël.

Foshnjat menjëherë janë dërguar në repartin e kujdesit intensiv ku qëndruan për tri javë. Dhe pasi mjekët u hoqën nga goja gypat e oksigjenit, Becky arriti t’ua shohë fytyrat djemve të saj, shkruan telegrafi. Aty e kuptoi se diçka e çuditshme kishte ndodhur. Ata ishin identikë.

Dhe gjykuar sipas statistikave të mjekësisë, gjasat që dikush të lind trinjakë identikë janë shumë të vogla. Dhe me kalimin e muajve, ata duke u rritur çdo herë e më shumë përngjanin me njëri-tjetrin

About admin

Check Also

Kuvendi i Serbisë nën masa të larta të sigurisë! Pritet të vizitohet nga një ish-komandant i UÇK-së

Në Kuvendin e Serbisë në një vizitë pune do të qëndronë një delegacion nga Parlamenti …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *